Lajme nga Bota

Me zë dhe figurë, Kate Middleton rrëfen luftën e saj: Po bëj ç'të jetë e mundur që të jem 'Kancer free'

Me zë dhe figurë, Kate Middleton rrëfen luftën e saj: Po

Kate, Princesha e Uellsit, njoftoi të hënën se ka përfunduar kimioterapinë dhe do të marrë pjesë në disa angazhime deri në fund të vitit.

"Të bëj çfarë të mundem për të qëndruar e lirë nga kanceri është tani fokusi im," tha ajo në një video-mesazh.

"Nëntë muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për ne si familje," tha Kate, "udhëtimi me kancerin është kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që janë më afër teje."

Herë-herë ajo shfaqet vetëm dhe herë të tjera është e shoqëruar nga burri i saj dhe trashëgimtari i fronit britanik, Princi William, dhe tre fëmijët e tyre George, 11 vjeç, Charlotte, 9 vjeç, dhe Louis, 6 vjeç.

Duke falënderuar njerëzit për mbështetjen që ajo dhe familja e saj kanë marrë, Kate tha "megjithëse kam përfunduar kimioterapinë, rruga ime drejt shërimit dhe rikuperimit të plotë është e gjatë dhe duhet të vazhdoj ta marr çdo ditë siç vjen."


Kate ka bërë disa paraqitje publike që kur zbuloi se kishte kancer në një video në mars.