Lajme nga Bota

“Kasapi i Ballkanit”, Radovan Karaxhixh do të vuajë dënimin e përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar

“Kasapi i Ballkanit”, Radovan Karaxhixh do të vuajë

Ish-lideri ushtarak serb në Bosnjë, Radovan Karaxhixh i dënuar për krime kundër njerëzimit në vitin 2016, do të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë qeveria britanike dhe së shpejti pritet të bëhet transportimi i tij nga burgu në Hagë për të shkuar në drejtim të Anglisë.

Kujtojmë se Karaxhixh është dënuar për vrasje të civilëve me ekzekutimin e më shumë se 8000 boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995. Pas luftës ai qëndroi në arrati për disa vite, por u kap në vitin 2008 për t’u dënuar pëlr krime lufte, akte për të cilat mori dënim të përjetshëm.

Tiranapost.al