Lajme nga Bota

Karantinë 7 ditë apo 14? Pse të dyja janë efektive sipas ekspertëve

Karantinë 7 ditë apo 14? Pse të dyja janë efektive sipas

Shkurtimi i periudhës së karantinës në një javë i personave që kanë qenë në kontakt me një të infektuar është po aq efektiv sa izolimi në shtëpi për 14 ditë ose dy javë. Këtë ka zbuluar një studim britanik, ku tregohet se aktualisht një personi i cili infektohet me Covid i duhet të izolohet për dy javë, ashtu si njerëzit me të cilët ka pasur kontakt.

Ekspertët nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër krijuan një model kompjuterik për të parë sesi ulja e periudhës së karantinës për kontaktet e të infektuarve ndikoi në përhapjen e virusit. Konkluzionet tregojnë se personat në kontakt me të infektuarin që dalin negativë në test pas shtatë ditësh karantinë nuk kanë gjasa të jenë infektivë dhe kanë më pak rrezik.

Në studimin e botuar në The Lancet Public Health, studiuesit përdorën modelimin matematikor për të vlerësuar efektin e karantinës dhe strategjive të ndryshme të testimit në zvogëlimin e transmetimit të virusit.

Duke përdorur të dhëna nga Shëndeti Publik dhe NHS Angli, studiuesit simuluan nivelet e virusit që një person i infektuar ka të ngjarë të prodhojë në secilën fazë të infeksionit, së bashku me kohën e shfaqjes së simptomave dhe testet e virusit.

Karantinë 7 ditë apo 14? Pse të dyja janë efektive sipas

Sipas modelit kompjuterik, shkencëtarët zbuluan se 59 % e transmetimit të koronavirusit paraprak parandalohet me një karantinë 14-ditore për kontaktet e  ngushta.

Kjo bazohet në supozimin se dy në tre njerëz të cilëve u thuhet se duhet të vetizolohen në fakt e bëjnë këtë, atë që studiuesit e quajnë "aderimin e moderuar".

Nëse i njëjti nivel aderimi zbatohet me izolim shtatë-ditor me një test PCR në fund të javës, modeli parashikon që ndikimi në transmetimin e ardhshëm të jetë afërsisht i njëjtë, në 54 %.

Studimi zbuloi gjithashtu që karantina mund të zëvendësohet tërësisht nga testimi ditor për pesë ditët e para pas ekspozimit. Por këto teste janë shumë më pak të sakta sesa testet PCR në laborator.

Testet ditore të shpejta identifikojnë më pak se 79 % të rasteve të koronavirusit kur administrohen nga një profesionist i trajnuar, por vetëm 40 % në një skenar vetë-testimi.

Sidoqoftë, testimi i përsëritur me kalimin e kohës rrit saktësinë e tyre, thonë ekspertët. Ekspertët theksojnë që njerëzit duhet të vazhdojnë të zbatojnë karantinën dhe vetë-izolimin, të cilat Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka caktuar në dhjetë ditë.

*Tiranapost.al