Lajme nga Bota

Kaosi në Aeroporte/ Heathrow në Londër u kërkon kompanive ajrore të ndalojnë shitjen e biletave

Kaosi në Aeroporte/ Heathrow në Londër u kërkon kompanive

Aeroporti Heathrow në Londër u ka kërkuar linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave verore dhe ka vendosur një kufi ditor prej 100,000 pasagjerësh që mund nisen nga aeroporti, pasi nuk mund të përballojë numrin e njerëzve që duan të fluturojnë.

Kufiri i pasagjerëve do të jetë në fuqi nga tani deri më 11 shtator.

Mijëra udhëtarë në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur nga ndërprerja e udhëtimeve në javët e fundit, duke përfshirë anulimet e minutës së fundit.

Aeroportet dhe linjat ajrore, të cilat shkurtuan vendet e punës gjatë bllokimeve të Covid, kanë luftuar për të rekrutuar staf pasi kërkesa për pushime është rikthyer.

Pasojate mungesave nuk kanë qenë të bukura. Radhë të gjata, vonesa, anulime në minutën e fundit dhe shumë udhëtarë shumë të zemëruar

Mungesa e personelit ka qenë një problem kryesor - megjithëse Heathrow ia vendos pjesën më të madhe të fajit linjave ajrore për dështimin për të sjellë punëtorë të mjaftueshëm të transportit tokësor.