Kaos në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar pasi sistemi kufitar ndërkombëtar dështon

E Shtunë 27 Maj 2023, 21:30
TiranaPost
Një problem i sistemit kufitar ndërëkombëtar preku çdo aeroport britanik, duke shkaktuar kaos për udhëtarët.
Imazhet e shpërndara në internet treguan radhë të gjata në aeroportet kryesore. Ky problem përkoi edhe me një periudhë pushimesh zyrtare në Angli.
Për shkak të problemit, verifikimi i mjeteve të identifikimit u bë manualisht, pasi pajisjet dështuan së funksionuari.
Zemërimi i udhëtarëve shpërtheu edhe në rrjetet sociale.
Përfaqësues të sigurisë sqaruan se ky problem nuk prek sigurinë kombëtare. Është vetëm çështje radhësh të gjata.
Njerëzit e frustruar jo në pak raste u konfrontuan me stafin, virtualisht dhe fizikisht madje.
Deri tani problemi është zgjidhur në aeroportet e mëdha të Mbretërisë së Bashkuar si Heathrow dhe Gatwick.