Lajme nga Bota

Ka nisur procedura e zhvendosjes në SHBA të afganëve që bashkëpunuan me amerikanët gjatë luftës

Ka nisur procedura e zhvendosjes në SHBA të afganëve që

Rreth 200 shtetas afganë do të fillojnë ditën e sotme jetën e tyre të re në SHBA, teksa me largimin e forcave ushtarake që është urdhëruar nga presidenti Biden jeta e tyre rrezikohet nga talibanët që po rifitojnë terrenin e humbur që prej vitit 2001.

Përgjatë 20 viteve të konfliktit amerikano-afgan, më shumë se 50 mijë njerëz bashkëpunuan në një mënyrë apo tjetrën me forcat ushtarake të SHBA-ve, në kapacitete të ndryshme duke filluar nga ushtarë, guida, përkthyes dhe deri tek personel mbështetës në përfaqësitë amerikane.

Për pasojë, administrata Biden ka lajmëruar se së bashku me ushtarët e vet do të tërheqë rreth 50 mijë bashkëpunëtorë që do të shpërblehen me një jetë të re në Amerikë jashtë rrezikut. 200 të parë mbërritën ditën e sotme në Virginia ku po plotësojnë dokumentacionin e domosdoshëm për t’u bërë qytetarë të SHBA-ve.

“Kjo ishte vetëm vala e parë e një sërë ardhjesh të cilat do të vijnë shumë shpejt për të larguar bashkëpunëtorët tanë nga rreziku”- ka thënë presidenti amerikan Joe Biden ditën e sotme.

Tiranapost.al