Johnson: Putin tashmë e ka kaluar vijën e kuqe

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson përpara nisjes së tij për në samitin urgjent të NATO-s që mbahet ditën e sotme foli për radion britanike LBC ku tha që një nga sanksionet e tjera që mund të merret ndaj Rusisë mund të ketë të bëjë me rezervat e arit ruse.
“Fakti i madh, që e gjithë bota e di, është se populli ukrainas do të luftojë për vendin e tij. Ata besojnë në vendin e tyre. Ata e duan vendin e tyre dhe do ta mbrojnë atë.
Kjo ishte diçka që vërtetë nuk e dinim një muaj më parë. Tani është absolutisht e qartë. Kjo ka ndryshuar gjeopolitikën. Do të thotë se ne kemi për detyrë t'i ndihmojmë ata.
Ne kemi për detyrë t'i ndihmojmë ata të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre. Kështu edhe Britania e Madhe po rritet përsëri. Ne kemi dërguar tashmë rreth 4000 armë antitank. Ne do të dërgojmë shumë më tepër gjatë ditëve të ardhshme, 6000 raketa të tjera dhe shumë të tjera pas këtyre.
Dhe ajo që do të them sot është se ai tashmë ka kaluar në pragun e barbarisë me mënyrën se si sillet. Njerëzit flasin për vija të reja të kuqe për armët bërthamore kimike, biologjike, taktike apo çfarëdo.
Për mua, vija e kuqe tashmë është kapërcyer. Ai po bombardon pa dallim qendrat civile.
Ai po shkakton një numër të madh viktimash, të pafajshme në popullsi.
Duhet të bëjmë më shumë. Dhe duhet të bëjmë më shumë ekonomikisht. A mund të bëjmë më shumë për ta ndaluar atë të përdorë rezervat e tij të arit, për shembull, përveç rezervave të parave të tij?
Sa më shumë presion të bëjmë tani, veçanërisht për gjëra si ari, besoj se aq më shumë mund ta shkurtojmë luftën.”
Johnson është nisur nga Britania e Madhe për në Bruksel.