Lajme nga Bota

Fjalimi i presidentit Joe Biden: Nuk kemi dështuar kurrë në Amerikë! Kjo është dita e demokracisë dhe shpresës!

Fjalimi i presidentit Joe Biden: Nuk kemi dështuar kurrë në

Uniteti dhe bashkëpunimi janë dy mesazhet kryesore të presidentit të ri të Amerikës Joe Bien. Pas ceremonisë së betimit siç e kërkon tradita, Joe Biden tha se ka shumë punë për të bërë, por nuk është nevoja të ketë zjarr për të shkatërruar gjithçka. Në Amerikë nuk kemi dështuar kurrë, tha Biden duke iu referuar ngjarjeve në Amerikë dhe trazirave të fundit.

Fjalimi i presidentit Joe Biden: Nuk kemi dështuar kurrë në

Pjesë nga fjalimi i Joe Biden:

Historia amerikane nuk varet vetëm tek disa nga ne, por të gjithë ne populli që kërkojmë një union më përfekt, është kombi ynë i madh me njerëz të mirë, që ka ecur përpara në paq dhe luftë dhe kemi kaq shumë për të bërë.

Ne kemi shumë punë për të bërë. Fitorja asnjëherë nuk është e sigurt, kemi pasur sulmet e 11 shtatorit, por e mira gjithmonë ka triumfuar. Historia besimi, arsyeja na kanë treguar rrugën e unitetit. Mund ta shikojmë njëri tjetrin jo si kundërshtarë por të bashkojmë forcat, të ulim temperatuat, pa unitet nuk ka paqe ka vetëm urrejtje. Ky është momenti ynë historik, uniteti, është fakti përpara dhe ne duhet ta përmbushim këtë si SHBA-të. Nëse e bejmë këtë ju garantoj se nuk do të dështojmë. Nuk kemi dështuar kurrë në Amerikë, kemi vepruar së bashku dhe sot në këtë kohë, në këtë vend le ta fillojmë nga fillimi, të fillojmë të dëgjojmë njeri tjetrin, të shohim njëri tjetrin të tregojmë respekt. Nuk ka nevojë të kemi zjarr që shkatërron gjithçka, çdo mosmarrëveshje të mos shndërrohet për arsye për luftë duhet të kudnërshtojmë këtë, të mos lejojmë të manipulohemi.

Ata që nuk na mbështetën iu them më dëgjoni teksa ecim përpara, nëse vazhdoni të mos bini dakord vazhdoni kështu se kjo ësht demokracia, e drejta për të kundërshtuar në mënyrë demokratike. Mosmarrëveshjet nuk duhet të dëmtojnë unionin. Ditë më parë dhuna donte të ndalte vullnetin e popullit.

Jemi vënë para provës, kundë demokracisë, dhunë pabarazi të përhapur, kriza e klimës. Ne do përballemi me të gjitha së bashku. Siç thuhet në Bibël, gëzimi na pret përpara.

Do mbroj Amerikën dhe do jap gjithçka në shërbimin tuaj, jo për interesin personal. Bashkëdo nënshkruajmë historinë e Amerikës me shpresë.

*Tiranapost.al.