Lajme nga Bota

Japonia rihapet për të gjithë turistët e huaj! Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 11 tetori

Japonia rihapet për të gjithë turistët e huaj! Rregullat e

Japonia, do të hapë dyert për të gjithë turistët e huaj nga 11 tetori.

Vendi i njohur për përzierjen unike të kulturës së gjallë urbane dhe bukurive natyrore po heq rregullat e tij të rrepta të hyrjes. Lajmin e bërë të ditur Taro Kono, ministri japonez i çështjeve dixhitale.

“Më në fund, Japonia do të rihapë kufirin. U kthye heqja e vizave, pa kufi ditor dhe vizita individuale falas”.

"Ne do të heqim tavanin e numrit të hyrjeve në Japoni, do të heqim ndalimin e udhëtimeve individuale dhe do të heqim ndalimin për udhëtimin pa viza," tha të enjten kryeministri Fumio Kishida në një konferencë shtypi.