Lajme nga Bota

Japonia në krizë demografike! Numri i të moshuarve arrin një rekord të lartë

Japonia në krizë demografike! Numri i të moshuarve arrin një

Popullsia e moshuar e Japonisë ka arritur një rekord prej 36.25 milionë njerëz, me ata të moshës 65 vjeç e lart që tani përbëjnë pothuajse një të tretën e japonezëve, sipas të dhënave të qeverisë.

Popullsia e personave mbi 100-vjeç në Japoni ka tejkaluar për herë të parë mbi 95 mijë.

Rreth 20.53 milionë nga ata të moshës 65 vjeç e lart janë gra, ndërsa 15.72 milionë janë burra, tha ministria.

Të dhënat treguan gjithashtu se një rekord prej 9.14 milionë të moshuarish u punësuan vitin e kaluar, që përbën një në shtatë punonjës.

Japonia po përballet me një krizë demografike në përkeqësim pasi një numër në rënie i njerëzve në moshë pune përballen me rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies për të moshuarit.

Një studim i botuar vitin e kaluar nga Recruit Ëorks Institute, një institut në Tokio, tha se Japonia mund të përballet me një mungesë prej më shumë se 11 milionë punëtorësh deri në vitin 2040 për shkak të rënies së popullsisë së saj.

Japonia aktualisht është shtëpia e personit më të vjetër të gjallë në botë Tomiko Itooka, i cili ka lindur më 23 maj 1908 dhe është 116 vjeç.