Lajme nga Bota

Ja çfarë simbolizon flamuri me të cilin u varros Princi Philip

Ja çfarë simbolizon flamuri me të cilin u varros Princi Philip

Sot është zhvilluar ceremonia mortore e Princit Philip i cili ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare. I lindur në familjen mbretërore të Greqisë, me prejardhje daneze dhe në shërbim të kurorës britanike për 77 vjet, Princi Philip ishte ekzemplari i një aristokrati europian.

Këtë gjë e reflekton edhe flamuri i tij personal i cili mbulon arkivolin në rrugëtimin e tij të fundit.

Ja çfarë simbolizon flamuri me të cilin u varros Princi Philip

Në njërin cep është vendosur flamuri me tre luanë që simbolizon flamurin e luftës të familjes mbretërore daneze prej nga kishte prejardhjen, në atë ngjitur me të është flamuri kombëtar i Greqisë familjes mbretërore të së cilës i përkiste, poshtë majtas emblema bardhezi e familjes së tij Mountbatten, dhe në cepin e poshtëm djathtas, emblema e kryeqytetit skocez të Edinburgut, kështjella Duka i së cilës ai ishte për 50 vitet e fundit.

Ja çfarë simbolizon flamuri me të cilin u varros Princi Philip

Me largimin nga jeta të Princip Philip, Europa ka humbur një nja mbretërorët më kozmopolitanë dhe një personalitet që kohët tona nuk prodhojnë.

Tiranapost.al