Lajme nga Bota

Izraeli zotohet të mos ndalojë sulmet deri sa të ketë “heshtje të plotë”

Izraeli zotohet të mos ndalojë sulmet deri sa të ketë

Izraeli ka përjashtuar mundësinë e armëpushimit apo dialogut në konfliktin e nisur me Hamas dhe ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulmet deri sa të vendoset “heshtja e plotë” në rripin e Gazës, që nënkupton neutralizimin e qendrave të armatimeve të Hamas që kanë lëshuar raketa në drejtim të Tel-Aviv.

Dy ditët e fundit kanë parë më shumë viktima në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës sesa 9 vitet e fundit, duke krijuar një bilanc lufte. Në Gaza vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 48 njerëz, 14 prej të cilëve fëmijë, ndërkohë që më shumë se 300 të tjerë janë plagosur. Në kampin izraelit pati 6 të vdekur nga një raketë që hodhi në erë një autobuz, mes të cilëve edhe një vajzë 6-vjeçare.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka lajmëruar vrasjen e katër komandantëve të Hamas-it përgjatë bombardimeve, duke përfshirë edhe Bassem Issa komandatin e brigadës së qytetit dhe koordinatorit kibernetik të terroristëve.

“Do u japim një goditje që as nuk e kanë ëndërruar”- ka thënë me tone të ashpra ditën e sotme kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Në qytetet me popullsi të përzierë arabo-hebreje ka pasur konflikte të dhunshme duke krijuar një klimë lifte civile që kishte shumë vite pa u ndjerë në rajon.

Kujtojmë se konflikti e pati origjinën tek tensionet mes forcave izraelite të sigurisë dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aqsa, ku mbetën shumë të plagosur.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për qetësi dhe rikthimin e dialogut, ndërkohë që një aleancë shtetesh islamike nën drejtimin e Turqisë dhe Egjiptit kanë kërcënuar ndërhyrje ushtarake në rast se konflikti thellohet.

Izraeli zotohet të mos ndalojë sulmet deri sa të ketë

Përshtatur në shqip nga Tiranapost.al