Lajme nga Bota

Izraeli shpall non grata sekretarin e përgjithshëm të OKB -së

Izraeli shpall non grata sekretarin e përgjithshëm të OKB

Izraeli ka vendosur të shpallë person të padëshiruar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe i ka ndaluar hyrjen në vend.

Në reagimin zyrtar të autoriteteve izraelite shkruhet se Guterres do të mbetet një njollë në historinë e OKB-së.

“Sot unë e kam shpallur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së António Guterres si person non grata në Izrael dhe i kam ndaluar hyrjen në vend. Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç e ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite.

Ky është një sekretar i përgjithshëm që ende nuk ka denoncuar masakrën dhe mizoritë seksuale të kryera nga vrasësit e Hamasit më 7 tetor, as nuk ka udhëhequr ndonjë përpjekje për t'i shpallur ata një organizatë terroriste.

Një sekretar i përgjithshëm që u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve nga Hamasi, Hezbollahu, Houthis dhe tani Irani, anija mëmë e terrorit global, do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së”, shkruhet në reagimin e ministrit të Jashtëm Israel Katz.