Izraeli sulmon Iranin, shpallet gjendje emergjence

Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin, si masë paraprake përballë një reagimi të mundshëm nga Teherani.
Ndërkohë, mediat iraniane raportuan për shpërthime në Teheran. Sipas pamjeve të publikuara, re të dendura tymi janë parë mbi zona të ndryshme të kryeqytetit iranian. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar mbi shkakun e shpërthimeve.
Sipas The Jerusalem Post, : “Ky është një njoftim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt Shtetit të Izraelit.”.