Lajme nga Bota

Izraeli bombardon zyrat e “Al-Jazeera” dhe “Associated Press”

Izraeli bombardon zyrat e “Al-Jazeera” dhe “Associated

Një prej raketave të lëshuara nga ushtria e Izraelit në rripin e Gazës ka shkatërruar godinën prej nga operonte agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Associated Press” dhe rrjeti televiziv “Al-Jazeera”.

Për fat të mirë nuk ka pasur viktima, teksa 1 orë përpara sulmit forcat izraelite kishin paralajmëruar banorët të evakuonin zonën. Godina në fjalë shërbente për zyrat e AP, Al-Jazeera dhe sipërmarrjeve të tjera ndërkombëtare në Gazë. Aktualisht është ndërprerë energjia elektrike në qytet pasi janë goditur stacionet e furnizimit dhe fushata e bombardimeve nga ana e Izrael, sa vjen dhe shtohet, ashtu si kishte paralajmëruar kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili ka neglizhuar thirrje për ulje të tensioneve.

Izraeli bombardon zyrat e “Al-Jazeera” dhe “Associated

Tiranapost.al