Lajme nga Bota

Islanda e bën realitet: Ata që bëjnë dy dozat e vaksinës marrin pasaportën për udhëtimet

Islanda e bën realitet: Ata që bëjnë dy dozat e

Islanda ka lëshuar pasaportat e para të vaksinimit anti koronavirusit, si një përpjekje për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtarë për të gjithë ata që e kanë bërë vaksinën.

Aktualisht janë 4.800 islandezë të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës dhe përveç certifikatës/pasaportës në formë dokumenti, ata janë pajisur dhe me certifikatë digjitale. Lajmin e bëri ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, dokumenti duhet të njihet dhe ndërkombëtarisht. Islanda nuk është pjesë e Bashkimit Europian, por është pjesë e zonës së udhëtimit pa Shengen. Ndërsa kombet e BE-së janë të ndara në qasjen e pasaportës së vaksinës.

Ministria e shëndetësisë e Islandës njoftoi qëllimin e pajisjes me pasaportat e imunitetit:

Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve. Ata mund të tregojnë një certifikatë vaksinimi gjatë kontrolleve kufitare dhe të përjashtohen nga kufizimet.

Edhe në Shqipëri do të ketë një kod specifik përmes E-Albania për ata që bëjnë vaksinën anti-koronavirusit. Në intervistën e disa ditëve më parë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha:

'Përmes e-albania merret vërtetimi se është bërë vaksina, doza e parë. Vërtetimi merret përmes një kodi të skanuar nëpërmjet e-albania. Vaksina nuk do jetë me detyrim. Për të udhëtuar jashtë, vendet që kanë të përcaktuar të kryhet testi PCR duhet të bëhet testi. Por ende nuk ka një vendim për pasaportë të vaksinës që mundëson kalimin në një tjetër shtet'.

*Tiranapost.al.