ISIS kërcënon me sulme terroriste 4 stadiumet e çerekfinaleve të Champios League
E Martë 9 Prill 2024, 12:34
TiranaPost
ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë 4 stadiumet e çerekfinaleve të Champios League . Përmes kanaleve të tyre të komunikimit ata kanë publikuar foto të 4 stadiumeve ku luhen çerekfinalet e Championsit, teksa shkruajnë ‘vritini të gjithë’.
Në Madrid ka mbikëqyerje të shtuar në stadiumin e ndeshjes Atletico Madrid-Dortmund, por gjithsesi situata nuk është alarmante pasi shteti islamik ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në çdo ndeshje të kësaj rëndësie.