Lajme nga Bota

Ish zëdhënësja e Trump i bashkohet Fox News

Ish zëdhënësja e Trump i bashkohet Fox News

Ish-dhënënësja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany i është bashkuar familjes së Fox News.

Lajmin e dha Harris Faulkner gjatë një interviste ekskluzive me McEnany në "The Faulkner Focus".

"Kam kënaqësinë time të veçantë të mirëpres Kayleigh McEnany në familjen e Fox. Do të shohim shumë më tepër prej saj në të ardhmen", tha Faulkner.

Në intervistën e saj të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, McEnany diskutoi gjithashtu emocionet që përjetoi në 6 janar gjatë sulmit të Capitol Hill. Ajo i tha Faulkner se priste që një protestë paqësore të ndodhte, por u trondit kur protesta u përshkallëzua.

McEnany është diplomuar në Shkollën e Drejtësisë në Harvard në 2016-ën dhe për herë të parë filloi punë në CNN.