Lajme nga Bota

Ish-presidenti Sarkozy dënohet me një vit burg

Ish-presidenti Sarkozy dënohet me një vit burg

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor këtë të hënë nga një gjykatë në Paris me akuzat për korrupsion dhe shfrytëzim të postit. Ai u dënua me një vit burg.

Vendimi është finalja e një historie akuzash ligjore prej një kohe të gjatë.

Sarkozy, 66 vjec e udhëhoqi Francën nga viti 2007 në 2012-ën dhe është ende shumë popullor mes konservatorëve.

Është hera e dytë në historinë moderne që një ish-president francez dënohet për një krim.

Ai u shpall fajtor për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjyqtar në lidhje me një çështje tjetër ligjore kundër tij në këmbim të premtimeve për të përdorur ndikimin e tij për të siguruar një punë prestigjioze për gjyqtarin.