Lajme nga Bota

Ish-ministri britanik: BE-ja mund ta zgjidhë nesër çështjen Kosovë-Serbi nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj do ta njohin Kosovën

Ish-ministri britanik: BE-ja mund ta zgjidhë nesër
Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, tha se BE-ja mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi për një periudhë të shkurtër nëse pesë shtetet e BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

“POLITICO është gabim të mendosh se BE-ja ka ndikim mbi çështjen Kosovë-Serbi. Putin vendos se çfarë do të bëjë Vuçiç. BE-ja mund ta zgjidhë nesër nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj do ta njohin Kosovën. Kjo do të ishte ndryshimi i lojës. Nëse jo nga këtu në përjetësi”, ka shkruar ai.

Ditën e djeshme kryediplomati evropian, Josep Borell, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut.