Lajme nga Bota

Ish gruaja e Jeff Bezos rigjen dashurinë në moshën 50 vjeçare, ja me kë u martua

Ish gruaja e Jeff Bezos rigjen dashurinë në moshën 50

MacKenzie Scott, personi i 22-të më i pasur në gjithë botën falë ish bashkëshortit të saj Jeff Bezos duket se ka rigjetur dashurinë pas divorcit me njeriun më të pasur në botë. Ajo është martuar me mësuesin e Kimisë në Seattle, Dan Jewett, 52 vjeç me datë 5 mars.

MacKenzie ka një pasuri prej 53 miliardë dollarësh sipas Forbes, e cila premtoi se do të dhurojë gjysmën për bamirësi gjatë jetës së saj, deklaratë e bërë pasi u finalizua divorci me Jedd në vitin 2019.

Dan Jewett thotë se MacKenzie është njeriu më bujar dhe më i mirë që ka njohur: ‘Unë jam shumë i lumtur që jam martuar me një nga njerëzit më bujar dhe më të mirë që njoh. I bashkohem angazhimit të saj për të dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë për tu shërbyer të tjerëve’.

Çifti u njoh për herë të parë në Shkollën Lakeside, një shkollë private që ndjekin fëmijët e Scott dhe ku Jewett është mësues i kimisë.

Jeff Bezos është pyetur se çfarë mendon për çiftin dhe ai ka thënë: 'Dan është një djalë i mrekullueshëm dhe jam i lumtur për të dy'.

Ish gruaja e Jeff Bezos rigjen dashurinë në moshën 50

Ish gruaja e Jeff Bezos rigjen dashurinë në moshën 50

Forbes/ Tiranapost.al.