Lajme nga Bota

Intervista e rrallë e Olena Zelenska-s: Askush nuk ma merr dot bashkëshortin, madje as lufta

Intervista e rrallë e Olena Zelenska-s: Askush nuk ma merr dot

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin Volodymyr Zelensky. Kjo është hera e dytë që çifti janë parë së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Intervista e rrallë e Olena Zelenska-s: Askush nuk ma merr dot

Olena, së bashku me dy fëmijët 9 dhe 17 vjeç, u larguan nga Kievi për t’u strehuar në një vend sekret që në fund të shkurti, dhe u shfaq vetëm disa ditë më parë ku mori pjesë në varrimin e ish-presidentit ukrainas.

Intervista e rrallë e Olena Zelenska-s: Askush nuk ma merr dot

Në intervistë ajo u shpreh se nuk ishte e befasuar që burri i saj ka frymëzuar botën me udhëheqjen e tij të palëkundur dhe rezistencën e madhe ndaj Rusisë.

Intervista e rrallë e Olena Zelenska-s: Askush nuk ma merr dot

“Askush nuk ma merr burrin tim, madje as lufta. Familja jonë është ndarë në dysh, ashtu si shumë familje të tjera ukrainase. Ai është duke punuar shumë dhe prej ditësh flasim vetëm në telefon. Ne jemi takuar vetëm pak herë gjatë kësaj kohe dhe prapë jam e lumtur që patëm mundësi të kalonim kohë bashkë. Mbaj mend natën e parë që shpërtheu lufta. U zgjova nga sirenat dhe pashë që Volodymyr nuk ishte pranë meje. U çova dhe e pashë që ishte veshur, por jo me kostum. E pyeta se ku po shkonte, por ai mu përgjigj thjesht “Nisi”. “Nuk mund të them se Volodymyr ka ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte një burrë i besueshëm më parë, dhe vazhdon të mbetet. Pikëpamja e tij nuk ka ndryshuar”, shprehet bashkëshortja e Zelensky.