Lajme nga Bota

Integrim në BE brenda dekadës, Bushati: Njerëzit nuk hanë kapituj

Integrim në BE brenda dekadës, Bushati: Njerëzit nuk hanë

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar zgjedhjen e Trump si President i Amerikës dhe në fund të intervistës në A2CNN është pyetur edhe për "Shqipërinë në BE brenda 2030-ës". Një premtim ky i bërë nga kryeministri Rama.

Bushati është skeptik dhe argumenton pse.

Ai kujton rastin e Serbisë, liderët e së cilës premtonin hyrjen në BE, në 2025-ën. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE dhe mbi të gjitha çfarë duhet të bëjë vetë BE që premtimet e saj të mos mbeten thjesht retorikë?

"BE ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, që presin që në Samitin e Selanikut, në 2023-shin, për të hyrë në BE.

Von der Leyen flet për një perspektivë europiane. Faleminderit, por këtë perspektivë europiane ne na e garanton pikë së pari gjeografia dhe vokacioni ynë politik.

Nuk ka nevojë të na e thotë dikush që jemi europianë, sepse ne e njohin shumë mirë gjeografinë dhe historinë.

Në radhë të parë BE duhet ta ndajë mendjen dhe duhet të përcaktojë nëse ky komision, ky mandat 5-vjeçar do të jetë për zgjerimin apo jo.

Për sa kohë BE nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë me vendet tona, ne do të shohim këtë zonën e rehatisë, nga e cila vuajnë vendet tona. Përbetime me fjalë për anëtarësimin në BE. Po të doni ju vite... E di kur ka filluar kjo historia e viteve që do hyjmë në BE në 2005-ën, në 2010-ën, në 2015-ën, 2020-ën, por njerëzit nuk hanë as kapituj, as grupkapitujsh.

Njerëzit duhet të shohin që ne jemi seriozë dhe që e luftojmë korrupsionin jo me fjalë, por me vepra. Që ne marrim përgjegjësi politike", tha ndër të tjera Bushati.