Lajme nga Bota

1 vit burg! Indonezia do të kriminalizojë seksin para martesës – edhe për turistët

1 vit burg! Indonezia do të kriminalizojë seksin para martesës

Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të ri penal këtë muaj që do të dënojë seksin jashtë martesës me burgim deri në një vit.

Bambang Ëuryanto, një politikan i përfshirë në draft, tha se kodi mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme.

Nëse miratohet, ligji do të zbatohet si për qytetarët indonezianë ashtu edhe për të huajt.

Për ata që janë të martuar, pala që ka të drejtë të ankohet është burri ose gruaja e autorit.

Ligji gjithashtu lejon që prindërit e personave të pamartuar t'i denoncojnë nëse kryejnë marrëdhënie seksuale.

Gjithashtu do të ndalohet bashkëjetesa para martesës dhe të dënuarit mund të dënohen me gjashtë muaj burg.