Lajme nga Bota

Imunologu kërkon të ndryshohet vendimi për AstraZeneca-n në Gjermani, i kërkon Merkel ta bëjë vaksinën live

Imunologu kërkon të ndryshohet vendimi për AstraZeneca-n në

Një imunolog i njohur gjerman ka kërkuar që ekspertët të ndryshojnë mendim dhe të lejojnë mbi 65 vjeçarët të bëjnë vaksinën e Oxfordit, AstraZeneca.

Në një intervistë për BBC, Carsten Watzl i cili është kreu i Shoqatës Gjermane për Imunologji, tha që zgjencitë rregullatore të barnave duhet të ndryshojnë vendimin që nuk e lejon këtë kategori nga vaksinimi në Gjermani. Ai i kërkoi kancelares Angela Merkel që të bëjë vaksinën live në TV për të provuar se është e sigurt.

Komisioni i vaksinave në Gjermani aktualisht po shqyrton rekomandimin e tij. Thirrja e Profesor Watzl vjen pasi studimet e fundit në Skoci treguan se vaksina AstraZeneca ishte efektive në mesin e të moshuarve.

Gjermania është një nga disa shtete të BE-së që kanë shprehur dyshime mbi efikasitetin e vaksinës tek njerëzit e moshuar. Vendi aktualisht po lufton për të shmangur një valë të tretë të pandemisë pasi shifrat e të infektuarve mbeten të larta.

Rregullatori mjekësor i BE miratoi përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për të gjitha grupmoshat në janar.

Por pati skepticizëm nga vendet përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë të cilët rekomanduan që ajo të mos përdoret për njerëzit mbi 65 vjeç. Ata përmendën të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin.

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë përdorur deri më tani më pak se 300,000 nga 1.17 milion doza të vaksinës AstraZeneca.

Në janar, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina ishte "othuajse joefektive për grupmoshat më të vjetra - një pretendim i hedhur poshtë fuqimisht nga qeveria e Britanisë dhe rregullatorët mjekësorë britanikë. Vetë AstraZeneca thotë se vaksina është efektive në të gjitha moshat.

*Tiranapost.al.