Lajme nga Bota

Ilaçi i vitit 1500 para Krishtit që mund të bëjë mrekullinë kundër koronavirusit, sa kushton

Ilaçi i vitit 1500 para Krishtit që mund të bëjë

Studiuesit britanikë po testojnë një ilaç i cili mund të ndihmojë të rriturit me koronavirus që të luftojnë dhe të shërohen nga sëmundja në shtëpitë e tyre, duke mos ua rënduar gjendjen shëndetësore. Ekspertët e Universitetit të Oksfordit kanë filluar testin për ilaçin e njohur si colchicine nëse mund të shpejtojë kohën e shërimit dhe të ndalojë njerëzit që kanë nevojë për kujdes spitalor.

Ilaçi anti-inflamator i cili kushton vetëm 30 paund për pilulë u është dhënë pacientëve të sëmundjes Guta, artritit prej dekadash. Ilaçi përdoret për të trajtuar dhe parandaluar inflamacionin sistemik, një tipar i sëmundjes Guta.

Të parët ishin ekspertët kanadezë të cilët zbuluan se ilaçi ul shtrimet në spital për pacientët me Covid. Të njëjtën gjë deklaruan edhe mjekët Brazilianë. Megjithatë dihet pak për efektivitetin e plotë dhe nëse mund të parandalojë të gjitha simptomat.

4400 persona të infektuar me Covid do të marrin pjesë në testin e ekspertëve britanikë. Ky ilaç është përdorur si një kurë tradicionale për enjtjen e kyçeve që nga viti 1500 para Krishtit.

Colchicine ndalon qelizat e bardha të gjakut nga reagimi i tepërt në infeksion, gjë që mund të çojë në dështim të organeve dhe vdekje.

Studimet kanë treguar se colchicine është e sigurt, por efektet anësore të saj përfshijnë diarre, dhimbje stomaku, kapsllëk, të përziera dhe të vjella.

*Tiranapost.al.