Tërmeti që s`e lëkundi presidenten e Moldavisë dhe video që u bë virale
E Martë 17 Shtator 2024, 09:01
TiranaPost
Një tërmet tronditi Moldavinë dhe presidentja ishte në një intervistë live në ato momente.
Maia Sandu po fliste me gazetaren të cilës iu drodh zëri në zhurmën e madhe dhe tronditjen që tërmeti shkaktoi. E vetmja që nuk e dha veten ishte presidentja.
Në vështirësi dhe siklet – pasi s`ka trima me tërmetin – nuk reagoi.
Lëkundjet e të hënës së 16 shtatorit në Moldavi ishin 5.5 ballë. Epiqendra ishte në Rumani. Fatmirësisht nuk pati dëme dhe nuk do ta kishte bërë xhiron e rrjetit po të mos ishte për reagimin super të kontrolluar të presidentes.