Atentati ndaj Trump, reagon Kryeministri Rama: Kjo është një tragjedi për demokracinë
E Diel 14 Korrik 2024, 09:44
TiranaPost
Kryeministri Rama ka reaguar këtë mëngjes me një status në X për atentatin që iu bë ish-presidentit Trump në një miting në Pensilvani.
“Është shqetësuese të jesh dëshmitar se si një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara qëllohet duke folur në një miting dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike.
Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama në X.