Lajme nga Bota

Atentati ndaj Trump, reagon Biden: Shërbimi sekret ka nevojë për më shumë staf

Atentati ndaj Trump, reagon Biden: Shërbimi sekret ka nevojë për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë” staf, një ditë pasi agjentët e parandaluan një tjetër përpjekje për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump.


Ky incident, i cili ndodhi vetëm nëntë javë pasi Trumpi i mbijetoi një atentati në Pensilvani, ka ngritur pyetje për sigurinë e kandidatit të republikanëve për president vetëm 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja dhe shteti i Floridës janë duke hetuar se si një i dyshuar 58-vjeçar ishte në gjendje të afrohej disa qindra metra afër Trumpit me një pushkë dhe dylbi.

FBI-ja tha se është duke e kryer një hetim ndaj “asaj që duket të jetë një tentim për ta vrarë ish-presidentin Trump”. Presidenti Biden tha për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të hënën: “Një gjë dua ta bëj të qartë, Shërbimi [Sekret] ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe mendoj se Kongresi duhet t’u përgjigjet nevojave të tyre”, tha Biden. “Falë Zotit presidenti është mirë. Mendoj se kemi nevojë për më shumë personel”, shtoi ai.