Sulmi izraelit kundër palestinezëve mund të zgjasë një javë

E Shtunë 6 Gusht 2022, 20:39
TiranaPost
Ushtria izraelite ka njoftuar se sulmet ajrore kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të zgjasin deri në një javë.
Ky është sulmi më i ashpër që nga lufta e vitit të kaluar.
Izraeli është justifikuar me faktin se ishte i detyruar të niste një operacion “parandalues” kundër Xhihadit Islamik. Ata ngrejnë pretendimet se ky grup po planifikonte një sulm të afërt pas tensioneve në Gazë.