Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, paralajmërim për tsunami
E Enjte 8 Gusht 2024, 11:16
TiranaPost
Japonia është vënë në alarm. Pas tërmetit 6.9 të shkallës Rihter që goditi vendin, autoritetet kanë paralajmëruar për tsunami.
Tsunami prej një metër pritet të prekë jugun e Japonisë.
Tërmeti ndodhi më pak se 20 milje larg bregut të Miyazaki, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Deri tani nuk ka asnjë informacion për dëme në njerëz.
Japonia, si një zonë me aktivitet të lartë sizmik ia ka përshtatur ndërtesat situatës për t'i bërë më rezistente ndaj tërmeteve.
Tsunami po që do të ishte një rrezik më i madh.