Lajme nga Bota

Humb jetën nga kanceri aktori hollivudian

Humb jetën nga kanceri aktori hollivudian

Sëmundja e kancerit i ka marrë jetën aktorit hollivudian, Peter Scolari
në moshën 66 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxherja e ti e cila tha se aktori kishte dy vjet që vuante nga kanceri.

Scolari, i cili e mori famwn nga serialin "Bosom Buddies" ka marrë pjesë në shumë seriale dhe filma duke përfshirë "Newhart", "Murphy Brown" dhe "The Good Fight".

Ai fitoi çmimin Emmy në vitin 2016 për portretizimin e babait të Hannah në "Girls".

Në skenë, Scolari luajti në produksionet e Broadëay të "Hairspray", "Sly Fox", "Wicked", "Magic/Bird" dhe "Lucky Guy.

Ai la pas gruan e tij, Tracy Shayne, dhe fëmijët Nicholas, Joseph, Keaton dhe Cali.

Tiranapost.al.Z.B