House-Party kthehet në problem. Ja ndëshkimi në Britani kush thyen rregullin anti-Covid
Pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave jo shumë të larta për një vend si Britania, të rinjtë vazhdojnë të mblidhen në festa duke përhapur virusin, me variantin e ri më të transmetueshëm. Por nga tani e tutje, qeveria britanike ka vendosur të rrisë shumën e gjobës për të gjithë ata që mblidhen sërish, duke e çuar në 800 paund. Në raste të shkeljes së rregullit për herë të dytë, gjoba do të jetë në 6400 paund.
Një festë shtëpie e ndaluar me vendim qeverie, konsiderohet çdo mbledhje në shtëpi me 15 ose më shumë persona brenda të njëjtit ambient.
Përfaqësues të qeverisë kanë thënë se shkenca flet qartë: Një sjellje e papërgjegjshme përbën kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik. Që në fillim, ne i kemi dhënë policisë kompetencat e nevojshme për të monitoruar zbatimin për rregullat që janë në fuqi për të ndaluar përhapjen e këtij virusi. Dhe siç do të demonstrojnë këto masa të fundit, ne nuk do të qëndrojmë ndërsa një numër i vogël individësh vë të tjerët në rrezik.
Raste të aktiviteteve të tilla ka pasur edhe në Shqipëri ku në rrjet janë publikuar video e pamje nga festa të zhvilluara pas orës 22:00 ku lokalet duhet të mbahen mbyllur dhe njerzit nuk mund të dalin ng ashtëpitë përveçse me një arsye dhe me leje autorizimi nga e-Albania.
*Tiranapost.al.