Lajme nga Bota

Zviceranët do vendosin me referendum për martesat gay, çfarë tregojnë sondazhet deri tani?

Zviceranët do vendosin me referendum për martesat gay,

Njëzet vite pasi Holanda u bë vendi i parë në Europë që legalizoi martesat e të njëjtit seks, Zvicra është ndër vendet e fundit të Europës Perëndimore ku ende është e jashtëligjshme. Por kjo mund të ndryshojë pas një referendumi kombëtar që mbahet ditën e Diel, më 26 shtator. Qytetarët e Zvicrës do të votojnë nëse do ejojnë çiftet e komunitetit LGBTI të martohen.

Çfarë tregojnë sondazhet?

Sondazhet e fundit sugjerojnë se votuesit zviceranë janë gati për t’i thënë po reformës: "Martesa për të gjithë"- ose "Ehe Fuer Alle". 63 % e të anketuarve janë shprehur pro martesës së tyre, 35 % janë shprehur kundër dhe 2 % janë të pavendosur.

Megjithatë pas një fushate të polarizuar që i vuri aktivistët e LGBTI kundër kundërshtarëve konservatorë, ende nuk mund të flitet për fitoren e tyre.

Olga Baranova, e cila menaxhon fushatën" Martesa për të Gjithë ", thotë për Euronews.eu: "Kur je në avantazh për të fituar në sondazhe, rreziku është që ata në favor të reformës të çmobilizohen dhe papritmas, kampi kundërshtar mund të jetë ai që fiton. Kjo është arsyeja se pse pavarësisht sondazheve pozitive, ne po dyfishojmë përpjekjet tona për t'u siguruar që të gjithë të përdorin të drejtën e votës”.

Aktualisht në Zvicër:

Zvicra aktualisht renditet e 23-ta në vlerësimin e grupit prej 48 vendeve evropiane përsa i përket respektimit të të drejtave të Komunitetit LGBTI.

*Artikulli i Euronews.eu përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.