Holanda konfirmon 13 raste të mutacionit të ri të Covid, Omicron

Holanda ka konfirmuar 13 raste të reja të varianit të ri Omicron.
Autoritetet shëndetësore holandeze thanë se rastet e variantit u gjetën mes njerëzve në dy fluturimet nga Afrika e Jugut në Amsterdam të premten.
“Varianti Omicron deri më tani është identifikuar në 13 nga testet pozitive. Hetimi ende nuk ka përfunduar. Varianti i ri mund të gjendet në më shumë mostra testimi” deklaruan autoritetet e shëndetin në Holandë.
Shumë vende kanë vendosur ndalime ose kufizime udhëtimi në Afrikën Jugore në përpjekje për të frenuar përhapjen. Autoritet shëndetsore po bëjnë përpjekjet e tyre për të kuptuar efektin e variantit në transmetueshmërinë, sëmundjen e rëndë, vdekshmërinë, përgjigjen e antitrupave dhe efikasitetin e vaksinës.
Ndërkohë në Britaninë e Madhe janë konfirmuar tre raste infektimesh me mutacionin e ri të Covid.
Çfarë është Omicron?
Omicron është mutacioni më i ri i Covid, i cili ka shkaktuar shqetësim tek shkencëtarët, pasi përmban mutacione të shumta dhe dyshohet se mund të anashkalojë imunizimin si nga vaksinimi ashtu edhe nga infeksioni i mëparshëm.
Ky variant u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe është cilësuar nga OBSH-ja si një variant shqetësues për shkak të agresivitetit të tij.
Tiranapost.al