Lajme nga Bota

Hapja e negociatave/ Macron: Mund të gjendet një zgjidhje për Shkupin! Presidenti dhe kryeministri bullgar janë dakort

Hapja e negociatave/ Macron: Mund të gjendet një zgjidhje për

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se mund të jetë gjetur një zgjidhje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negociatave. Në një konferencë për shtyp ai tha se presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë janë dakort me propozimin e bërë nga ai dhe do të ketë bisedime në ditët në vijim në Shkup.

“Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka pasur diskutime serioze natën mes të martës dhe të mërkurës.

Në bazë të këtyre diskutimeve, jam i bindur se është gjetur një kompromis që plotëson ndjeshmëritë e të dyja palëve. Besoj shumë se është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe shpresoj që në ditët në vijim të dyja palët ta konfirmojnë. Në fakt, presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë, konfirmuan se janë dakord me këtë propozim të iniciuar nga Franca dhe se do të ketë disa diskutime të mëtejshme në ditët në vijim në Shkup.

Kjo do të sjellë sigurinë, parashikueshmërinë dhe durimin që e kaluara mund të kapërcehet. Ky është trajtim i frymës europiane dhe shpresoj shumë që kjo të na mundësojë të punojmë për të ardhmen evropiane”, tha Macron në një konferencë për shtyp.