Lajme nga Bota

Hapen më 19 maj lokalet dhe restorantet në Francë, por me disa rregulla

Hapen më 19 maj lokalet dhe restorantet në Francë, por me disa

Më 19 Maj do të hapen baret dhe restorantet në ambientet e jashtme në Francë. Këtë njoftoi mëngjesin e sotëm ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran. Ai tha se vendimi është marrë për shkak të uljes së rasteve të pacientëve me Covid, të shtruar në terapi intensive. Megjithatë ministri theksoi se nuk duhet të hiqet dorë nga kujdesi për shkak se virusi ende qarkullon.

Sipas vendimit të ri:

Më 19 maj, bizneset jo-thelbësore do të lejohet të rihapen ndërsa restorantet dhe kafenetë mund të pranojnë klientët në mjediset e jashtme. Nuk mund të ulen më shumë se 6 persona në një tavolinë. Masat e sotme janë pjesë e një lehtësimi me katër hapa të kufizimeve të njoftuara që në fund të Prillit.

Turistët e huaj pritet të lejohen të hyjnë në vend duke filluar nga 9 qershori nëse kanë një certifikatë vaksinimi ose test PCR me përgjigje negative.

Në disa zona ku ende është në fuqi ora policore, duke filluar në orën 19:00, ështqë vendosur që lëvizja e lirë të zgjatet deri në orën 11:00 deri në orën 06:00.

Pritet që më 30 qershor, ora e ndalimit të lëvizjes gjatë natës dhe shumë prej kufizimeve të tjera të hiqen, nëse normat e infeksionit do të mbahen nën kontroll.

*Tiranapost.al.