Lajme nga Bota

Hapen kafet dhe restorantet për të vaksinuarit në Izrael! Netanjahu: Jemi afër fundit të pandemisë

Hapen kafet dhe restorantet për të vaksinuarit në Izrael!

Izraeli është shteti me më shumë vaksinime në botë në raport me popullsinë dhe për pasojë restorantet dhe kafet janë hapur për të gjithë ata që disponojnë certifikata vaksinimi. Për të celebruar këtë pikë kthese, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka shkuar në një restorant ku ka shijuar disa ëmbëlsira.

Prej andej, Netanjahu ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancat sociale, si dhe është shprehur optimist se situata e pandemisë po vjen drejt fundit dhe shumë shpejt do të rikthehemi në normalitet.

Deri tani 53% e shtetasve të Izraelit janë vaksinuar.

Tiranapost.al