Lajme nga Bota

Gruaja saudite dënohet me 34 vjet burg për përdorimin e Twitter

Gruaja saudite dënohet me 34 vjet burg për përdorimin e Twitter

Një grua në Arabinë Saudite është dënuar me 34 vjet burg për një llogari në Twitter. Dënimi nga gjykata speciale terroriste saudite u dha disa javë pas vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Arabinë Saudite, për të cilën aktivistët e të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se mund të inkurajonte mbretërinë të përshkallëzonte shtypjen e saj ndaj disidentëve dhe aktivistëve të tjerë pro demokracisë.

Rasti shënon gjithashtu shembullin e fundit se si princi i kurorës Mohammed bin Salman ka vënë në shënjestër përdoruesit e Twitter në fushatën e tij të represionit, ndërsa njëkohësisht kontrollon një aksion të madh indirekt në kompaninë amerikane të mediave sociale përmes fondit të pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, Fondit të Investimeve Publike.

Gruaja saudite dënohet me 34 vjet burg për përdorimin e Twitter

Salma al-Shehab, 34 vjeç, nënë e dy fëmijëve të vegjël, fillimisht u dënua me tre vjet burg për “krimin” e përdorimit të një faqe interneti për të “shkaktuar trazira publike dhe destabilizuar sigurinë civile dhe kombëtare”. Por një gjykatë apeli dha të hënën dënimin e ri, plot 34 vjet burg të ndjekur nga 34 vjet ndalim udhëtimi, pasi një prokuror publik i kërkoi gjykatës të merrte në konsideratë krime të tjera të supozuara.

Sipas gjykatës, akuzat e reja përfshijnë pretendimin se Shehab po “ndihmonte ata që kërkojnë të shkaktojnë trazira publike dhe destabilizojnë sigurinë civile dhe kombëtare duke ndjekur llogaritë e tyre në Twitter” dhe duke shpërndarë tweet-et e tyre.

Profili i saj në Twitter kishte 2597 ndjekës. Midis postimeve të fotove të fëmijëve të saj të vegjël, Shehab kishte ripostuar disa prej postimeve nga disidentët sauditë që jetonin në mërgim, të cilat bënin thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në mbretëri. Ajo ka mbështetur dhe rastin e Loujain al-Hathloul, një aktiviste e shquar feministe saudite, e cila ishte burgosur dhe dyshohet edhe se ishte torturuar për mbështetjen e të drejtave të grave.