Gruaja e George Floyd flet mes lotësh: Ai nuk do ta shohë kurrë të rritet vajzën tonë
Vajza 6-vjeçare e George Floyd, Gianna dhe gruaja e tij, Roxie Washington, u shfaqën sot në një deklaratë për mediat, ku shprehën dhimbjen për vdekjen e tij brutale, ndërsa kërkuan që njerëzit ta kujtojnë atë më shumë sesa një simbol.
Roxie foli në emër të saj dhe të vajzës ditën e djeshme, tetë ditë pasi Floyd, 46 vjeç, nga efektivi Derek Chauvin pasi mbajti gjurin e tij në qafën e viktimës për rreth 9 minuta gjatë arrestimit.
"Nuk kam shumë për të thënë, nuk mund të shprehem dot. Dua që të gjithë ta dinë se kjo është ajo që ata oficerë morën nga unë", tha ajo, duke iu referuar vajzës së vogël që qëndronte pranë saj.
“Në fund të ditës, ata do të shkojnë në shtëpi dhe të jenë me familjet e tyre. Gianna nuk ka baba. Ai kurrë nuk do ta shohë atë të rritet, të diplomohet, ai kurrë nuk do ta shoqërojë për në altar. Nëse ka ndonjë problem dhe ajo ka nevojë për babanë e saj, nuk e ka më atë. Jam këtu për fëmijën tim dhe jam këtu për George, sepse dua drejtësi për të. Ai ishte i mirë, pa marrë parasysh çfarë mendojnë të tjerët, ai ishte i mirë. Kjo është prova”, tha ajo mes lotësh.
Ajo kujtoi se sa i ngazëllyer ishte Floyd kur u bë me vajzë:
“Ai ishte kaq i lumtur që e kishte. Kam ende një foto të tij ku kujdesej në maternitet. Ai e donte kaq shumë”.
Video e arrestimit dhe vrasjes së Floyd pushtoi rrjetin, ndërsa protestat kanë shpërthyer në të gjithë Amerikën dhe duke kaluar kufijtë e saj./ Burimi Daily Mail
Lexo me shume: