Greva 24 orëshe pezullon fluturimet në aeroportin Charleroi në Belgjikë
E Enjte 12 Shtator 2024, 10:08
TiranaPost
Kush ka planifikuar fluturim sot në apo nga aeroporti Charleroi i Belgjikës, nuk do të mund të fluturojë.
Një grevë 24-orëshe është njoftuar për ditën e sotme.
“Të gjitha fluturimet që nisen dhe mbërrijnë në aeroportin Charleroi janë anuluar,”njoftimin e bëri pas orës 6 të mëngjesit drejtoresha e komunikimeve të aeroportit, Nathalie Pierard.
Kështu që çdo pasagjer duhet të flasë me kompanitë e fluturimit për rimbusim dhe të mos niset drejt aeroportit.