Gjysma e fluturimeve për në Francë dhe nga Franca do të anulohen të premten
Një grevë e punonjësve mund të anulojë gjysmën e të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Franca të premten.
Autoriteti i aviacionit të Francës, DGAC ka paralajmëruar për ndërprerje të rënda, duke u kërkuar linjave ajrore të përgjysmojnë oraret e tyre dhe duke u kërkuar pasagjerëve të vonojnë udhëtimet.
Sindikata franceze SNCTA- sindikata kryesore e vendit për kontrollorët e trafikut ajror - thirri grevën për pagat dhe kushtet e punës.
Në një deklaratë, sindikata tha se inflacioni po gërryen pagat e punëtorëve, duke bërë thirrje për rritje të pagave dhe më shumë rekrutim.
Air France ka thënë se do të kontaktojë çdo pasagjer individualisht.
DGAC ka këshilluar pasagjerët në linjat e tjera ajrore që të kontaktojnë me kompaninë e tyre për më shumë informacion.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje pas të premtes, Sindikata planifikon një grevë të dytë për 28-30 shtator.