Nën akuzën për 'krime lufte', Gjykata e Hagës kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
E Hënë 20 Maj 2024, 14:07
TiranaPost
Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e lartë të Hamasit.
Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan tha për CNN se urdhër arrestet kërkohen për krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza.
Tanimë, një panel gjyqtarësh të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit Khan për urdhër arrestet