Lajme nga Bota

Gjermania fillon testet e COVID-19 me përdorim shtëpiak

Gjermania fillon testet e COVID-19 me përdorim shtëpiak

Shteti gjerman ka miratuar përdorimin e tre testeve për COVID-19 të cilat mund të bëhen në kushte shtëpiake. Miratimi i këtyre testeve është një hap i parë për të lejuar rikthimin e popullsisë në punë duke mundësuar testimin e shpejtë për të gjithë profesionistët. Vendimi është nxitur nga anëtarët e partisë Demo-Kristiane të kancelares Angela Merkel të cilët prej disa javësh po bëjnë thirrje për rihapjen e vendit në mënyrë që të shmanget një recesion ekonomik i dytë për vitin 2021.

Testet që do të mund të bëhen në mënyrë të pavarur nga shtëpia pritet t’i kushtojnë qeverisë gjermane 810 milion euro në muaj për një total prej 45 milion testesh që do u jepen me prioritet profesionistëve të punësuar në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë gjermane.

Pas Gjermanisë edhe shtete të tjera si Anglia dhe Austria pritet të aprovojnë një skemë të ngjashme që do e lehtësonte së tepërmi tentativën e qeverisë për të gjurmuar të infektuarit dhe për t’i karantinuar ata.

Tiranapost.al