Lajme nga Bota

Gjermani/ Përçarja në kampin konservator i hap rrugën drejt pushtetit të Gjelbërve

Gjermani/ Përçarja në kampin konservator i hap rrugën

Pesë muaj përpara zgjedhjeve federale në Gjermani, partia e Gjelbër e cila dikur dukej thjesht si një lëvizje proteste, ka fituar një peshë shumë të madhe në elektorat dhe po kërcënon CDU-në më tepër nga sa social-demokratët ja kanë dalë ta bëjnë këtë gjë në 15 vitet e fundit.

Sipas sondazheve të opinionit publik, Partia e Gjelbër renditet e dyta me 21-23% të votasve kombëtare, duke i dhënë mundësinë që nëse trendi statistikor vazhon, të Gjelbrit të jenë bindshëm partia e parë e së majtës gjermane çka do të mundësonte që kancelari i radhës, për herë të parë në një vend të madh të BE të jetë i ambjentalistëve.

Për këtë arsye, vendimi se cili prej dy liderëve të kësaj partie do të kandidojë zyrtarisht për kancelarinë gjermane, teksa sipas ligjit zgjedhor çdo subjekt politike duhet të nominojë një kandidat. Pikërisht ky nominim ka sjell përçarje tek konservatorët, pasi lideri i CSU-së ka kërkuar kandidim në vend të kreut të CDU-së, Armin Laschet.

Nga ana e tyre, të Gjelbërve u duhet të zgjedhin mes Robert Habeck dhe Annalena Baerbock (profil i të dyve nga TiranaPost).

“Partia e Gjelbër e kohëve tona është rehatuar me idenë e të qënit në pushtet dhe tashmë ndodhet afër qendrës së pushtetit dhe kjo i motivon që të mobilizohen më tepër dhe të shtojnë përpjekjet për një rezultat të mirë. Ata janë të organizuar në mënyrë shumë profesionale dhe programi i tyre është shumë në modë në të gjithë botën vitet e fundit”- thotë Wolfgang Merkel, një politilog gjerman për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Në rast se fitorja e të Gjelbërve do të bëhej realitet, pasojat do të ndiheshin në të gjithë Bashkimin Europian, teksa Berlini është kryeqyteti më potent dhe drejtues i çështjeve të përbashkëta europiane.

Tiranapost.al