Lajme nga Bota

Gjendet e vrarë atletja e njohur

Gjendet e vrarë atletja e njohur

Atletja keniane Tirop, e cila përfaqësoi vendin e saj në Olimpiadën e fundit në Tokio, është gjetur e vrarë me thikë në shtëpinë e saj në Iten.

Mediat raportojnë se policia ishte ende duke punuar për të zbuluar më shumë detaje rreth vdekjes së saj ndërsa dyshimrt e para të policisë janë se e reja është vrarë nga i shoqi.

25-vjeçarja fitoi medalje bronzi në 10.000 metra në Kampionatin Botëror 2017 dhe 2019 dhe përfundoi e 4-ta në 5000 metra në Lojërat e Tokios.

Presidenti Kenian Uhuru Kenyatta, në një deklaratë tha: "Është trishtuese, krejtësisht për të ardhur keq dhe shumë e trishtuar që kemi humbur një atlete të re dhe premtuese.”

Kryetari i Atletikës së Kenisë në një deklaratë ka thënë:

“Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet në Iten, dyshohet se është therur nga bashkëshorti i vet. Ne ende jemi duke punuar për të zbuluar më shumë hollësi rreth vrasjes së saj”, ka thënë Komiteti i Atletikës në Kenia.

Tiranapost.al