Lajme nga Bota

Gjashtë viktima nga sulmi masiv në një shkollë në Nashville, mes tyre 3 fëmijë

Gjashtë viktima nga sulmi masiv në një shkollë në

Tre fëmijë 9-vjeçarë dhe tre të rritur u vranë të hënën në një të shtëna në Covenant School, një shkollë fillore private e krishterë në Nashville, Tenesi, tha policia.

Dy nga viktimat ishin punonjës të shkollës. Njëri ishte drejtuesi i shkollës dhe tjetri kujdestar.

Sulmuesi, një 28-vjeçar, dikur student në shkollë, u vra gjatë të shtënave me armë zjarri, thanë autoritetet.

Sulmuesi kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, tha policia, duke përfshirë pikat e hyrjes në ndërtesë. Policia ka në dorë shënimet e autorit dhe po i shqyrton.

3 fëmijët e vrarë janë identifikuar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney. Të gjithë nga 9 vjeç.

Tre të rriturit janë Cynthia Peak 61, Katherine Koonce 60 dhe Mike Hill 61.