George Soros fajëson Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë e re për ndihmimin e regjimeve represive

E Mërkurë 25 Maj 2022, 17:28
TiranaPost
Investitori miliarder i kthyer në filantrop, George Soros ka fajësuar teknologjinë e re për ndihmimin e regjimeve represive si Rusia dhe Kina për të ushtruar kontroll më të madh.
Duke folur për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Soros tha se Kina dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha për përhapjen e shoqërive demokratike falë "zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dixhitale, veçanërisht inteligjencës artificiale”.
“Inteligjenca artificiale është veçanërisht e mirë në prodhimin e instrumenteve të kontrollit që ndihmojnë regjimet represive dhe rrezikojnë shoqëritë demokratike”, tha ai.