George Floyd, i cili u vra nga një officer policie në Minnesota dhe që për të kanë shpërthyer protestat në Amerikë ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka bërë analizat para ngjarjes tragjike, dhe rezultati ka dalë pozivitiv me Covid-19.
Mediat amerikane i referohen edhe autopsisë së bërë së fundmi që zbuloi se shkaku i vdekjes së tij është asfiksia nga gjuri që i vendosi oficeri në qafë për 8 minuta deri sa ai dha frymën e fundit.
Sipas dokumentit 20 faqësh nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor, George Floyd, afroamerikane 49 vjeç ishte konfirmuar me koronavirus që me datë 3 prill.
Oficeri i policisë, Dauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa tre oficerët e tjerë që e ndaluan akozohen për vrasje të shkallës së tretë./ CNBC