Lajme nga Bota

Gazetarët e Rai protestuan live: S’pranojmë të jeni megafonet të qeverisë

Gazetarët e Rai protestuan live: S’pranojmë të jeni

Rai është prekur nga një protestë e brendshme e gazetarëve, të cilët kundërshtojnë një amendament të miratuar ditët e fundit nga Komisioni Mbikëqyrës i Televizionit. Ky rregull i ri u lejon përfaqësuesve të qeverisë të flasin në emisione pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara. Por gazetarët e kanë kundërshtuar, duke u shprehur se nuk do të bëhen ‘Megafoni i qeverisë’.

Me një deklaratë të lexuar në fund të edicioneve të lajmeve të mbrëmjes, redaksia e lajmeve Rai shprehu këndvështrimin e tyre

duke thënë: Komisioni Mbikëqyrës miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në intervista pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara. Jo vetëm kaq, Raineës24 do të mund të transmetojë tubime politike të plota, pa asnjë ndërmjetësim gazetaresk, të paraprirë vetëm nga një akronim. Kjo nuk është ideja jonë për shërbimin publik, ku në qendër është puna e gazetarëve që bëjnë pyetje (madje edhe të pakëndshme), verifikojnë atë që thuhet, nxjerrin në pah mospërputhjet. Për këtë arsye, të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi gati të mobilizohemi për t'ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.

Amendamenti në fjalë është propozuar nga disa parti të mazhorancës qeveritare, Fratelli d'Italia, Lega dhe Noi Moderati.

Rregulli është kundërshtuar edhe nga opozita, të cilët shprehen se nga ky variacion përfiton maxhoranca